Pas katër vitesh punë, më 2019, kishite përfunduar punimet në Autostradën Prishtinë, Arben Xhaferi. Projekti ishte përuruar në kohën kur në krye të Qeverisë ishte Ramush Haradinaj.
Pikërisht këtë ka dashur ta thotë Besnik Tahiri pasi ka shpërndarë linkun e faqes së internetit ku është prezantuar fotografia e autostradës me urat e famshme.

“Se di a ju kujtohet në cilën qeveri është përfunduar ky projekt, që po prezantohet në faqen Highway Engineering Discoveries me seli në New York si projekt model infrastrukturor!”, ka shkruar Tahiri.

