Vedat Muriqi thotë së policë izraelitë i kontrolluan në Aeroportin e Prishtinës  

by Nexhat

Vedat Muriqi, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.

Muriqi, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.

“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasur probleme. Nuk i kanë pasur policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”.

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”, ka thënë Muriqi.

Edhe gjatë konferencës për shtyp rreth stadiumit kishte policë izraelitë, që kontrolluan stadiumin dhe gjithçka rreth tij.

Përndryshe, Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy