Hoxhaj rrëfen për dy takime të fshehta me ish-kryediplomatin çek, për ta njohur Pavarësinë e Kosovës

by Nexhat

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një ngjarje me ish-ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili vdiq sot.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka humbur mik të dashur, duke shtuar seSchwarzenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schëarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën”, ka shkruar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Schwarzenberg në vitin 2008 kur ishte në krye të këtij posti, vetëm dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kishte treguar vullnet për ta njohur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy