Numri i inspektorëve të tregut nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar gjitha kërkesat. Edhe pse nuk do të ishte ky problem për shkak të ndarjes së kompetencave të niveli lokal dhe qendror tha Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”.
Sipas tij, Qeveria duhet që të marrë përgjegjësi për këtë, në mënyrë që të ketë organizim më të mirë në të gjithë sektorët. Ai ka kërkuar përgjegjësi edhe definimit të tregut të brendshëm.
“Nuk do të duhej të kishte mungesë të inspektorëve të tregut, sepse kemi tejkaluar atë barrën e ndarjes së inspeksioneve në ato të komunave dhe nivelit qendror mendoj që ata tash veprojnë bashkë dhe nuk ma merr mendja që është numri i vogël, se ka mungesa të organizimit mund të jetë organizimi i pamjaftueshëm dhe ajo ne si qytetarë konsumatorë nuk na intereson, ne jemi taksa-pagues ne i financojmë ata, nëse inspeksioni është i pamjaftueshëm atëherë duhet t’i kthehemi Qeverisë ta njoftojmë Qeverinë se është mandat i saj që qytetarin konsumatorë ta informojë”.
“Po ashtu Qeveria ta bëjë është që ta bëjë tregun ekzistues tregun funksional, ne akoma nuk kemi treg vendor e treg të brendshëm, kjo dëshmohet më faktin se zbatushmëria e ligjeve është nën 40% dhe ne nuk mund të themi se kemi treg”.
Që duhet të këtë më shumë inspektorë të tregut, e thonë edhe qytetarët. Vesel Veseli, thotë që sa ma shumë të këtë kontrolle, aq më mirë në mënyrë që të monitorohet cilësia e produkteve.
“Duhet të këtë inspektorë më shumë, kontrolle më u bë më shumë se ma mirë është”.
Xhemajl Sadria, thotë se ka hasur shumë herë në produkte të skaduar dhe se kontrollet janë shumë të pakta,
“Patjetër besojë që edhe duhet me pas ma shumë inspektorë, edhe është shumë e rëndësishme kjo që më u kontrollua sa ma shumë këto produkte. Përderisa është këtu po i bëjnë që kurrkush nuk është duke i kontrolluar”.