Kosova triumfon ndaj Izraelit me rezultat minimal në një teren të mbuluar me lloç 

by Nexhat

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024

Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.

banner

Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.

Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.

Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.

Me avantazh prej një goli të Kosovës, përfunduan 45 minutat e para.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Kosovës të cilët u treguan më të rrezikshëm përballë portës.

Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë të dytë.

Izraeli u mundua të bëjë më të mirën kur kishte topin në posedim, por mbrojtja ‘e hekurt’ e Kosovës nuk lejoi që të rrezikohej porta e Aro Muric.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Kosova ia doli të menaxhojë mirë avantazhin dhe mori vetëm fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.

Pas kësaj fitoreje Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me dhjetë pikë të tubura por me gjasat për kualifikim që tashmë janë shuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy