Ledi Vokshi ka qenë banorja e radhës që u largua nga Big Brother VIP Kosova 2.
Këngëtarja e njohur ka lënë të premten përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Pas daljes nga shtëpia, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër për Prive, ku ka folur për banorët brenda.
Teksa u pyet për atë se kush nga konkurrentët mban të fshehta, Ledi nuk ngurroi duke thënë menjëherë emrin e Lindita Halimit.
Ajo u pyet se për çfarë saktësisht është fjalë, gjersa artistja theksoi se dyshon që Linda është e martuar.
“Dyshoj që është e martuar”, ka qenë deklarata e Ledit për artisten e njohur nga Vitia.
Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të pritet kjo nga Halimi dhe se çfarë do të thotë në lidhje me këtë.