Liverpooli ka marrë fitore bindëse ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
The Reds patën dy gola të anuluara, pasi Darwin Nunez (22’, 27) ishte në pozicion jashtë loje.
Për 1-0 shënoi Mohamed Salah në minutën e 39-të, me Nunez që ishte asistuesi.
Egjiptiani (62’) ishte edhe njëherë në listën e realizatorëve, kur u asistua prej Kostas Tsimikas.
Për 3-0 u përkujdes Digo Jota, ndërsa Timikas ishte sërish asistuesi, tani në minutën e 74-të.
Pas javës së 12-të, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa kanë edhe Manchester City e Arsenali, ndërsa në xhiron e 13-të takohen me Citizens.