Ndeshja Kosovë-Izrael, shoqërohen në polici dy persona – s’i respektuan rregullat e hyrjes në stadium

by Nexhat

Policia e Kosovës konfirmon shoqërimin në stacionin policor të dy personave para nisjes së ndeshjes Kosovë-Izrael, për shkak se të njëjtit dyshohet se ishin në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium.

Këtë informacion e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se personat e shoqëruar në polici janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit. Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Kelani

I njëjti kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e parapara për këtë ndeshje sportive.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”.

Ndryshe, ndeshja Kosovë-Izrael ka nisur në orën 20:45, e njëjta po përcillet me interesim të shtuar nga numër i madh i pjesëmarrësve në stadium.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy