Pas situatës me Linda Halimin në spektakël, Blero: Nuk është mirë mentalisht

by Nexhat

Linda Halimi e ka goditur me një deklaratë Bleron në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova.

Ajo tha se këngëtari para shumë viteve kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin ka tentuar që të hyjë me të në dhomën e hotelit.

banner

E pas kësaj, ai ka bërë një diskutim me Albyn, Blerandon e Monika Salihun në oborr.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur theksoi se nuk e di a ka më vështirë për një njëri që është i padëshiruar në shtëpi dhe të tentojë të hyjë prapë në muhabet

“Se di çfarë të ju them njerëzve, juve shqiptarëve. Me qenë totalisht e padëshirueshme , edhe është munduar që të hyjë sërish në muhabet, totalisht i padëshirueshëm në shtëpi”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Blero në vazhdim shtoi: “E ka një logjikë kjo punë se mentalisht nuk je mirë, tjetër sqarim për mua nuk ka”.

Të shokuar nga kjo kanë ngelur edhe konkurrentët e tjerë, të cilët u tronditën në apo atë natë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy