Rama: Hapet këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën në Lagjen e Studentëve

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve është hapur këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.

Ai ka thënë se në këtë ambulantë mund të bëhen pa pagesë teste rapid për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.

Rama ka bërë të ditur se këto teste bëhen në konfidencialitet të plotë dhe rezultatet e tyre merren brenda 20- 30 minutave.

“Hapëm këshillmoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy