T’bashkohemi për ta ndriçuar të ardhmen e Shkollës “Odhise Paskali”!

by Nexhat

Shkolla e Lartë e Artit Aplikativ “Odhise Paskali” në Pejë, një nga shkollat më të veçanta në Kosovë, me një historik prej 77 vitesh të veprimtarisë së saj, këto ditë ka marrë një inicitivë që kjo shkollë ta zgjerojë apo ta pasurojë veprimtarinë e saj duke hapur një furrë të re qeramike që do t’ua mundësojë 60 nxënësve të vet të drejtimit në Dizajnin e Qeramikës, studime më të avansuara në këtë fushë.

E që kjo iniciativë të bëhet realitet, Shkolla e Lartë e Artit Aplikativ “Odhise Paskali” , ka nisurë një kampanjë infurmuese për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, dhe dashamirët e artit të qeramikës, për ta përkrahur këtë iniciativë për një furrë të re te qeramikës për Shkolla e Lartë e Artit Aplikativ “Odhise Paskali” në qytetin e bukurë të Pejës.

banner

Kjo është kampanja e SHLAA “Odhise Paskali” në Pejë:

“Krijimtaria në Aksion: Bashkohuni me ne për të ndriçuar të ardhmen e Shkollës ‘Odhise Paskali’!”

Përshkrim i shkurtër

“Përkrahni projektin tonë për një furrë të re qeramike për shkollën e mesme “Odhise Paskali” në Pejë, Kosovë, duke fuqizuar artistët dhe duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme. Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes artistike të vendit!”

KAMPANJA

Historiku

 Shkolla e Lartë e Artit Aplikativ “Odhise Paskali” në Pejë është themeluar në vitin 1946. Qysh nga themelimi e deri më sot, kjo shkollë është e vetmja shkollë në vend ku mësohen artet aplikative. Të gjitha kuadrot artistike të vendit tonë janë produkt i kësaj shkolle.

Aktualisht në këtë shkollë mësohen pesë drejtime si profile të arsimit të mesëm profesional: Dizajn tekstili dhe mode, Dizajn enterieri, Dizajn grafike, Dizajn qeramike dhe Drejtimi i Pikturës.

Mësimin në shkollë aktualisht e vijojnë 300 nxënës, përkatësisht 60 nxënës për secilin profil.

Drejtimi i Dizajnit të Qeramikës

 Në drejtimin e Dizajnit të Qeramikës aktualisht studiojnë 60 nxënës ku 60% e tyre janë vajza. Si drejtim, Dizajni i Qeramikës është cilësuar si profil i rëndësishëm duke qenë se interesimi për regjistrim është çdo vit e në rritje.

Puna në këtë drejtim zhvillohet në dy atelje, të cilat posedojnë kushtet e mira për zhvillim të nxënësve. Nxënësit e këtij drejtimi punojnë punime artistike ku përfshihen aksesorët dekorativ, vazo, pijata, skulptura, replika të artefakteve të ndryshme. Shumë nga replikat e artefakteve edhe sot ruhen në Muzeun e Kosovës. Po ashtu nxënësit e këtij drejtimi kanë marr pjesë në shumë ekspozita si dhe janë prezentuar me punimet e tyre edhe jashtë vendit. Por së fundi është shfaqur problemi i pajisjes së këtij drejtimi me furrë adekuate për pjekjen e këtyre punimeve nga qeramika. Nxënësit e këtij drejtimi aktualisht veprojnë me një furrë të vogël e cila nuk përmbushë kushtet për zhvillim tutje të këtyre nxënësve. Mungesa e një furre adekuate me përmasa më të mëdha dhe në gjendje të rregullt, limiton tej mase shume nxënësit për tu zhvilluar dhe aftësuar. Shumë prej punimeve të tyre mbesin të pa realizuara deri në fund.

Qëllimi i projektit

Duke pas parasysh suksesin e deri tanishëm të drejtimit të Dizajnit të Qeramikës, impenjimin e nxënësve për ta studiuar këtë drejtim, si dhe ofrimin e mundësive sa më të mira për arritjen e majave të suksesit për këta nxënës, projekti ka për qëllim sigurimin e një furre të re të qeramikës.

Furra e re e Qeramikës pa dyshim se do të mundësonte aftësimin më të mirë të nxënësve, shtimin e numrit të tyre, realizimin e shumë projekteve dhe punimeve artistike. Po ashtu pajisja e Shkollës me këtë furrë do të mundësonte krijimin e punimeve të cilat më pas do të iu mundësonin nxënësve prezantim më të mirë në gara të ndryshme jashtë vendit, në ekspozita si dhe do të mundësonte zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.

Si do të na ndihmojë mbështetja juaj?

 Çmimi i kësaj furre sillet rreth shumës prej 10.000 euro, që në fakt është shumë e papërballueshme për shkollën dhe familjarët e këtyre nxënësve, andaj mbështetja juaj është më se e domosdoshme për realizimin e këtij projekti. Mbështetja juaj në kampanjën për ngritjen e fondeve për pajisjen e shkollës me furrë të re të qeramikës do të mundësonte që këta nxënës të aftësohen në mënyrë profesionale, të zhvillohen dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mbështetja juaj po ashtu do të kontribuonte edhe në zhvillimin e gjeneratave të tjera të cilat do të vijojnë në të ardhmen drejtimin e qeramikës pranë shkollës sonë./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy