VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut përmbysin rrugët, probleme në aksin nacional Lezhë-Milot

by Nexhat

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuat probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Siç bën me dije për BalkanWeb gazetari Elidon Ndreka, kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

banner

Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy