Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj – Muçaj, i ka reaguar Lindita Halimit pas deklaratave të saj për Bleron.
“Je një artiste kaq e madhe me shumë vlera dhe nuk e kuptoj ku është qëllimi yt që sjell histori të para 12 viteve, kaq e dëshpëruar je. Je artiste nuk ke nevojë të bëhesh protagoniste në këto gjëra të tilla që kanë ndodhur para 12 viteve”, iu drejtua Anita, Lindës.
Ajo më tej i tha se ka përballuar shumë gjëra të tjera dhe se nuk ka pasur nevojë të rikthejë te publiku një gjë të tillë.
“Ti ke përballuar shumë gjëra, ti je ballafaquar me një mentalitet që të kanë kryqëzuar, të kanë gjykuar për çdo lëvizje, veprim të jetës tënde. Është pak e habitshme”, thekson Muçaj.
Spikerja e lajmeve tutje thotë: “Kam dyshimet e mia te deklarata jote, nuk e di a e ke strategji apo ç’është ky mllef që po e nxjerr te secili mashkull aty, çfarë është mllefi yt ndaj gjinisë mashkullore”.
Deklaratat e Lindës kanë ngjallur debate të shumta edhe mes konkurrentëve të tjerë në këtë format.
Shumë nga banorët dolën në përkrahje të këngëtarit të njohur, duke mos i besuar këto akuza të Lindës.