Ballkani vazhdon me fitore, ndërpret serinë fantastike të Dukagjinit

by Nexhat

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligë është mbyllur me ndeshjen Ballkani – Dukagjini, që i ka takuar skuadrës vendase me rezultat 3-1.

Vetëm pas 15 minutave lojë vendasit kanë gjetur golin e epërsisë, kur realizoi Nazmi Gripshi për 1-0.

banner

Ballkani realizoi edhe golin e dytë me Albin Berishën, por ky gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR pasi më parë Nazmi Gripshi kishte shkaktuar faull.

Megjithatë në minutën e 44-të, mysafirët barazuan rezultatin në 1-1 falë një goli spektakolar nga Hugo.

Me rezultatin baras 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani riktheu epërsinë pasi Almir Kryeziu realizoi për 2-1.

Përkundër përpjekjeve të mysafirëve për të barazuar rezultatin, ishin sërish vendasit që shënuan në minutën e fundit

Kësaj radhe Armend Thaqi asistoi te Bleart Tolaj i cili realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Ballkani blindon pozitën e parë me 32 pikë, shtatë më shumë se Drita në vendin e fundit, por që suharekasit kanë një ndeshje më pak se gjilanasit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy