Begaj: Schwarzenberg do të kujtohet për kontriubutin e tij për Kosovën

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” presidenti Begaj shkruan se Schwarzenberg po lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Ndërsa vuri në dukje se shqiptarët do ta kujtojnë atë për kontributin në njohjen e Kosovës.

banner

“Vdekja e Karel Schëarzenberg lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës. Ngushëllime të përzemërta popullit çek dhe presidentit Petr Pavel”, shkruan Begaj.

Karel Schwarzenberg, ishte një prej figurave kryesore të Çekisë pas komunizmit. Ai ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të dielën e 12 nëntorit.

Schwarzenberg ishte një prej mbështetësve kryesorë të pavarësisë së Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008.

Schwarzenberg shërbeu dy herë si ministër i Jashtëm i Çekisë mes viteve 2007 dhe 2013 dhe në Kosovë shihej si një mik i vendit.

Në janar të vitit 2008, një muaj para së Kosova të shpallej e pavarur, Schwarzenberg kishte thënë se “në një kohë të duhur Çekia do ta përkrahë deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy