Mjekët janë duke raportuar për kushte të dëshpëruara në spitalin më të madh të qytetit të Gazës, Al-Shifa në Gaza, për shkak të luftimeve aty pranë dhe mungesës së karburantit.
I pyetur nga gazetarët për situatën atje, presidenti amerikan Joe Biden tha se “spitali duhet të mbrohet”.
“Është shpresa dhe pritshmëria ime që do të ketë më pak veprime ndërhyrëse në lidhje me spitalin,” tha Biden, duke shtuar se ai ishte “në kontakt me izraelitët” për këtë çështje.
Komentet e tij erdhën pasi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se SHBA “nuk donte të shihte civilët të kapur në zjarr” dhe “do të donte të shihte Hamasin të lironte menjëherë spitalet që po përdor si poste komandimi”.
Hamasi dhe spitali Al-Shifa kanë mohuar të dy pohimet izraelite se ka një qendër komanduese të Hamasit poshtë objektit, shkruan BBC,