Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

by Nexhat

Dëshmitari i 35-të në gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë.

banner

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari.

Ndërsa, pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj kryetari i trupit gjykues, Guenawl Mettraux.

Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Tutje, gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

Ky dëshmitarë kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy