Dhuna ndaj 3-vjeçares në Tiranë, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend pa licencë
Nga këto 23 kopshte, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja, e ndërsa 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin.
“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte dhe parashkollor jo publike, është konstatuar se 67 ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin, 10 kopshte jo publike rezultojnë të mos kenë licence, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja. 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin, për të cilat ne po kryejmë veprimet e nevojshme dhe në fund do të merren masa”, tha Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Për këtë arsye, ministrja Manastirliu, i urdhëroi që të pajisen me licencë, në të kundërtën do të merren masa.
Ndëshkimi do të jetë gjobë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë deri në mbylljen e tyre.