Draft-Statuti i Zajdenicës del në shesh, Ramadani shpjegon ‘rrezikun’ që i kanoset Kosovës

by Nexhat

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, deklaroi në “Pressing” në T7 se është siguruar që dokumenti që ka publikuar për draft-statutin për Asociacionin është autentik.

“Publikimi i Draftit, pasi jam siguru në mënyrë absolute që dokumenti është autentik, dhe ky është dokumenti që i është prezentu Kosovës përkatësisht kryeministrit Kurti, pas fazës së verifikimit të dokumentit, s’kam pas asnjë dilemë a duhet të publikohet a jo”, u shpreh ai.

banner

Por cili është shpjegimi i tij se çfarë përmban Draft-statuti për Asociacionin?

“Emri është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ka pas edhe më herët debat që ka më pas një emër tjetër, selia është Mitrovica e Veriut përpos nëse komunat anëtare vendosin ndryshe pastaj,  struktura është Kuvendi – presidenti ose zv.presidenti ose kryetari, bordi, këshilli, administrata. Bordi është pjesa ekzekutive dhe kryesuesi i bordit është kryeshefi ekzekutiv. Administrata do të përbëhet nga qytetarët profesionistë pavarësisht nëse janë të komunave anëtare apo jo. Qëllimi është forum për bashkëpunimin dhe koordinimin  ndërkomunal dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb”.

“Te marrëdhëniet, institucionet qëndrore të Kosovës, qeveria e presidenca, quhen me një term autoritetet qëndrore. Asociacioni nuk do të cënojë apo anashkalojë autoritetin dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të anëtarëve të saj”.

“Asociacioni apo vetmenaxhimi të ketë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me autoritetet qëndrore. Bashkëpunimi me Serbinë, e përfshinë direkt bashkëpunimin me agjencitë qeveritare me Serbinë që kryesisht përkthehet përme asistencës financiare dhe teknike të Serbisë që jep për Asociacionin dhe gjitha këto mbështetje janë pa dogana dhe pa detyrime”, u shpreh ai.

“Përfshihet bashkëpunimi edhe me jashtë, me komuna e asociacione të shteteve të tjera”.

“Do të mënaxhojë institucionet arsimore shëndetësore të financuara nga Serbia. Asociacioni ka të drejtë të financohet nga Serbia dhe të mbledhë fonde dhe fondet mund t’i dërgojë në ndërtim të banesave sociale për banorët e komunave anëtare”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy