Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar me tryezat e diskutimit. Këtë herë Grupi Parlamentar i kësaj partie diskutoi me kryetaret e komunave që vijnë nga ky subjekt politik dhe kryetarët e degëve në të gjitha qytetet, në lidhje me buxhetin Kosovës për vitin 2024, që kapë shifrën e mbi 3 miliardë eurove. Po ashtu në këtë diskutim po marrin pjesë edhe kryetarët e disa sindikatave në Kosovë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se buxheti për vitin 2024 nuk është buxhet zhvillimor por stagnues, si në aspektin socio-ekonomik, po ashtu ne atë të zhvillimit.
Haradinaj tha se rritja e buxhetit në paga të koeficientit prej 105 ne 110 nuk është rritje. Ai ka folur edhe për investimet kapitale prej 48 milionë euro, që sipas tij, nuk mundësojnë ndonjë zhvillim ekonomik.
Haradinaj më tej tha se asnjë nga projektet e mëdha nuk është realizuar këtë vit, por janë bartur në vitin e ardhshëm. Përgjithësisht, sipas Haradinajt, ky buxhet është i varfërimit dhe stagnimit.