Xabi Alonso thuhet se ka një klauzolë në kontratën e tij me Bayer Leverkusen që mund të shqetësojë tifozët e Liverpool.
Në tetor 2022, Alonso u punësua nga Bayer Leverkusen për të zëvendësuar Gerardo Seoane me klubin që qëndronte i dyti nga fundi pas tetë ndeshjesh.
Nën drejtimin e ish-mesfushorit të Liverpoolit , Leverkusen u ngjit në tabelë për të përfunduar në vendin e gjashtë, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Këtë sezon, Leverkusen ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm pasi aktualisht është në krye të tabelës së Bundesligës, dy pikë përpara kampionëve në fuqi Bayern Munich.
Në shtator, u raportua se gjigantët e La Ligës, Real Madridi po synojnë Alonson si zëvendësues të Carlo Ancelottit, me italianin që pritet të largohet dhe t’i bashkohet ekipit kombëtar të Brazilit.
Besohet se drejtuesit në Madrid nuk janë shumë të shqetësuar për mungesën e përvojës së Alonsos dhe janë të gatshëm ‘të rrezikojnë’ që ai të bëhet trajneri i tyre i ri.
Shumë tifozë të Liverpoolit e kanë zgjedhur Alonson si pasuesin e Jurgen Klopp, kryesisht për shkak të afeksionit që ndjejnë ata karshi spanjollit për kohën sa luajti me Liverpoolin.
Megjithatë, ëndrra e tifozëve të Liverpoolit për të pasur Alonson kryetrajner mund të prishet.
Sipas gazetës gjermane të lajmeve Suddeutsche Zeitung , Alonso ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet në drejtim të Real Madridit, nëse ata bëjnë një ofertë midis 15 dhe 18 milionë euro.
Sidoqoftë, në një intervistë të mëparshme, Alonso pranoi se ka ëndërruar të drejtojë një ditë Liverpoolin.
“Po me siguri, e kam ëndërruar këtë, por së pari duhet të provoj veten dhe të përgatitem. Nëse vendos diku gjatë rrugës për të shfrytëzuar shanset e mia si trajner, lidhja ime, angazhimi im, pasioni im me Liverpoolin është aty”, kishte thënë Alonso