Kurti në Vjenë: Kemi pasur progres të madh demokratik, e kemi ulur pabarazinë

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës në Austri dhe nga një panel i diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, foli për zhvillim të madh në Kosovë.

Kurti tha se “Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë se si liria bëhet zhvillim dhe anti-korrupsioni bëhet rritje” dhe shtoi se “kemi pasur progres të madh demokratik”,

banner

“Ia kemi dalur ta shtojmë çdo vit 1 miliard euro së paku në ekonominë tonë, dhe paraardhësit tanë kanë pasur nevojë tre vjet për ta shtuar 1 miliard”, tha Kurti.

Ai tregoi se Kosova kishte “rritje ekonomike 10%, pastaj 5.2% dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8%”.

Kurti tha se inflacioni ka rënë sivjet dhe tregoi se si Qeveria e tij i ka rritur pagat dhe kështu, “e ka ulur pabarazinë”.

“Për shembull rroga ime si kryeministër është më pak se tri herë më e lartë sesa e një ushtari”, tha Kurti.

“Ka më pak pabarazi në shoqëri”, theksoi kryeministri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy