Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për gjendjen e keqe të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pacolli e quajti “pak rrenc e pak manipulant” kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama.
“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, shkroi ajo në “X”.
Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës.
— Fitore Pacolli (@FitoreP) November 13, 2023
Kush po t'i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama?
"Pak llap, pak gollak", pak rrenc e pak manipulant. pic.twitter.com/QqhP8oUqEN
Kosova luajti mbrëmë kundër Izraelit në një ndeshje futbolli për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm dhe gjendja e keqe e fushës mori vëmendjen. Futbollisti izraelit, Eren Zahavi, e quajti “stallë derrash” terrenin e “Fadil Vokrrit”.