Në mbrëmjen e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 u transmetua një material, ku në qendër ishin Blero dhe Linda Halimi.
Fjala është për një skenë ku këngëtarja nga Vitia e akuzoi artistin, teksa ishin duke qëndruar në shtrat.
Ajo tha se Blero ua hoqi bateritë mikrofonave, gjersa bashkë me ta në ato momente ishte edhe Gani Gërmia.
Kjo erdhi pas akuzave të Lindës për Bleron, për një ngjarje që kishte ndodhur rreth 12 vite më parë.
E njëjta theksoi që këngëtari kishte tentuar të hynte me të në një dhomë hoteli.
Blero i mohoi kategorikisht akuzat tha se është një shpifje nga ana e 29 vjeçares.
Sido që të jetë, po vijon sërish debati mes dyshes së famshme të showbizit shqiptar.