Vrau bashkëkombasin e tij në Itali, kërkohet burg i përjetshëm për 34-vjeçarin shqiptar

by Nexhat

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit 2022, qëlloi për vdekje, bashkatdhetarin Emanual Rroku, në një lokal në Milano, rrezikon burgun e përjetshëm.

Prokurori publik, Ciro Caramore, kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

banner

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Aty ka lindur një debat me Rigelsin, i cili kulmoi kur ky i fundit që nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë.

Një  plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar duke e lënë të vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas ngjarjes, së rikonstruktuar nga hetimet, brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua.

Disa nga të pranishmit kishin ndërhyrë për ta ndaluar, ndërsa Rigelsi kishte ndërhyrë për të mbrojtur mikun e tij nga ajo turmë.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash u lëshuan nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide.

23-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari, u shtrua në spital për shkak të rrahjeve të rënda që iu bënë gjatë sherrit.

Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 centimetra , ka goditur varësen e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij.

“Nuk doja të vrisja njeri, do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigels i cili përfundoi në burg për vrasje. /

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy