Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon VV-ja

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të qeverisë janë për projekte të moçme të qeverive paraprake.

Ndërsa, sipas Çitakut, gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për “ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”.

banner

“Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane”, tha Çitaku.

Tutje, ajo tha se këto janë fakte, numra e raporte, ndërsa çdo gjë tjetër, sipas saj, është propagandë, për të cilën tha se është e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy