David De Gea synon të blejë skuadrën e kategorisë së dytë spanjolle

by Nexhat

Pas rikthimit të tyre në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll për herë të parë pas 59 viteve, Club Deportivo Eldense, po shijon një start solid të sezonit, teksa ata momentalisht pozicionohen në vendin e 11-të në La Liga 2.

Pronari i klubit, Pascual Perez, ka lajmëruar në fund të shtatorit se ai po kërkon për blerës serioz për klubin pas ai mendon se tashmë e ka shkruar kapitullin e tij në historinë e klubit.

Ai e mori përsipër klubin në vitin 2019 dhe në një periudhë prej katër vjetësh, Eldense kaloi nga kategoria e katërt në një vend ku luhet futbollist profesional.

Mediumi spanjoll Onda Cero ka raportuar se David De Gea është lidhur me një kalim tek Eldense. Ish-portieri i Man United javën e kaluar mbajti një takim me presidentin e klubit për të analizuar situatën e ekipit, projektin potencial dhe mundësitë e një shitjeje të mundshme.

Për momentin, duket se vizita e De Geas në qytetin e Alicantes ishte pika e parë e kontaktit dhe asgjë nuk është materializuar. Kjo është hera e parë që De Gea tenton të blejë një klub në Spanjë, pasi ai tashmë tregoi interes për të blerë aksionet e Elches në vitin 2019.

Kujtojmë se De Gea momentalisht është i papunë pas largimit muaj më parë nga “Djajtë e Kuq” dhe ende nuk ka gjetur klubin e ri.

Më herët është raportuar se interesim konkret për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Real Betisit, por deri më tani asgjë nuk është vërtetuar në këtë drejtim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy