155
Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët mbrëmjen e së hënës në Leposaviq. Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.
Mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.