Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, e cila kishte targa RKS.
Osmani ka thënë se ky veprim është kriminal dhe ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.
Ndryshe, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1724423958039007668?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724423958039007668%7Ctwgr%5Eebaf742467fba3e5788220074711f0f6590a1ad6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdjegia-e-vetures-se-miletiq-reagon-osmani-veper-kriminale-qe-ka-per-qellim-te-perhape-frike-te-serbet-vendas%2F