Incident ndëretnik në Rahovec: Serbë e ashkalinj rrahen me boksa e shqelma

by Nexhat

Ndonëse janë fqinjë mes vete, serbët e ashkalinjët e Rahovecit të hënën shkëmbyen shqelma e boksa.

Nga sulmi që e filluan serbët për shkak të fyerjeve në baza etnike, mbetën të lënduar dy ashkalinj. Ngjarja dyshohet se u zhvillua në qendër të “Lagjes së Epërme”.

Gjithçka nisi si konflikt verbal e më pas eskaloi në sulm fizik.

Të përfshirët nuk deshën të flasin para kamerës me arsyetimin se nuk duan të kenë më shumë probleme.

Me rastin u morën policia që intervistuan tre serbë, teksa një tjetër s’dihet ku është.

Megjithkëtë, familjarët e njërit prej viktimave pohuan se kishte më shumë të përfshirë. Në kushte anonimiteti njëri nga ta tha se ishin mbi 10 serbë që e rrahën familjarin e tij.

Konflikte të tilla u tha se s’ka shpesh.

Lendrit Qeli, shef i zyrës për komunitete në Rahovec, ka thënë se ky rast duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë nga autoritetet e sigurisë teksa siç tha, s’duhet të cilësohet si destabilizim i marrëdhënieve mes komuniteteve jo shumicë në këtë komunë, raporton Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy