130
Policia e ka intervistuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një të mitur.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të hënën, e më pas është thënë se ata janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve.
“Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. Rasti është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”./RTK