Linda Halimi sqarohet me Domenikun, i kërkon falje pasi e ngatërroi me një person tjetër

by Nexhat

Pas spektaklit të mbrëmshëm goxha të tensionuar të Big Brother VIP Kosova 2, sot (e martë), banorët vazhdimisht po diskutojnë për gjërat që kanë kaluar.

Këtë e bënë edhe Linda me Domenikun, pasi u larguan nga banorët e tjerë, për t’i qartësuar gjërat.

Para disa ditëve Linda kishte bërë një rrëfim duke thënë që Domeniku i kishte shkruar asaj para se të futeshin brenda në shtëpi.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kësaj Linda vazhdoi me një deklaratë tjetër duke thënë që ai ishte i dashuruar në të.

Sipas Lindës, ajo e kishte ngatërruar Demenikun me dikë tjetër dhe i ka kërkuar falje.
Domeniku nominoi Lindën duke u arsyetuar se ajo kishte gënjyer.

Foto: Screenshot/YouTube

Linda është shprehur: “Gjithë kam pasur respekt për ty, as nuk kam mendim të keq për ty. Dhe prej asaj nate që të kam ngatërruar me dikë tjetër, të kërkoj falje përsëri. E kam pranuar fajin. E kam shpjeguar edhe ne Prime që më vjen keq.”

Pas këtij diskutimi duket që dyshja u sqaruan dhe përqafuan njëri-tjetrin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy