Trupat e IDF-së kanë marrë kontrollin mbi “institucione të shumta që Hamasi i përdori për qëllime ushtarake”, sipas një deklarate nga ushtria sot.
Ushtarët izraelitë ishin në gjendje të kishin akses në atë që ushtria e përshkroi si një legjislaturë dhe ndërtesë qeveritare e Hamasit, një rezidencë guvernatori dhe një kompleks.

Sipas IDF-së, këto objekte shërbenin për qëllime të shumta, duke përfshirë shërbimin si seli e Hamasit, hapësirat e marrjes në pyetje dhe paraburgimit dhe objektet e trajnimit, raporton NBC News, .
“Disa nga këto poste u përdorën nga Hamasi për stërvitje në përgatitje për pushtimin në Izrael të shtunën, më 7 tetor”, thuhet në deklaratën e IDF-së.