Gani Gërmia i thotë se i duhet një partner – Edona James: Nuk kam nevojë për një mashkull, vetes gjithmonë ia kam plotësuar dëshirat

by Nexhat

Edona James dhe Gania Gërmia bashkë me banorët e tjerë kanë folur për jetën private të saj.

Gazetari mes tjerash gjatë debatit i ka dhënë asaj këshilla që të gjejë një partner dhe të ketë në krahë dikë që e do.

“Nuk është lehtë asgjë, duhesh të kesh një krah, vjen një moment që të gjitha të mirat t’i kesh nuk je e plotësuar, është mirë të kesh dikë kur sëmuresh, këtë me kalimin e kohës do ta kuptosh”, tha Ganiu.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Edona në anën tjetër ia ktheu duke i thënë se ajo nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj, pasi dëshirat e saj ka arritur që gjithmonë t’ia plotësoj vetes

“Unë kam qenë e martuar nëntë vite. Unë vetes gjithmonë ia kam plotësuar dëshirat nuk kam nevojë për një burrë”, ka thënë Edona.

“Ti me 22-vjet ke mbetur të më tregosh”, ishte një replikë që Edona i bëri Ganisë, i cili ia kthye duke i thënë se është gati 30-vjeçar.

Theksojmë që Edona James dhe Gani Gërmia janë dy prej banorëve që vazhdimisht janë zgjedhur si të preferuarit e publikut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy