Kartelet e drogës komunikonin përmes rrjetit social “Sky” – Abazoviq: Ka edhe njerëz nga Kosova

by Merita

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së fundmi në një intervistë hodhi dritë mbi një rrjet të ngatërruar që përfshin politikën, narkotikët, kontrabandën e cigareve dhe foli gjithashtu për marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën.

Ish-kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se për herë të parë ky shtet ka arritur që të fillojë luftën kundër kontrabandës.

banner

Ai ka shtuar se qëllim i qeverisë që ai ka udhëhequr për një vit e gjysmë, ka qenë fillimi i këtyre çështjeve.

“Problemi më i madh këtu ka qenë se nuk kemi mundur ta luftojmë deep state(para politikën), s’mundemi me ndërru tërë administratën, sistemin gjyqësor, por kemi nisur proceset. Kemi nis luftën kundër kontrabandës së cigareve, biznesi më i madh që ka bërë Mali i Zi në 30 vjet e fundit, biznes që matet 500 milionë euro në vit”, – ka thënë Abazoviq.

Ai ka thënë se me një aksion që ka ndërmarrë qeveria malazeze ka arritur që t’i sekuestrojë rreth 2 mijë pako cigare kontrabandë.

“Ata janë kontejner për anije, gjitha janë të konfiskuara, kjo s’ka ndodh askund në botë, nuk ka ndodh me pas asi lloj konfiskimi”, – tha Abazoviq.

Ai ka shtuar se me këtë e ka kuptuar që ndalja e krimit të organizuar në Mal të Zi krijon probleme në rajon.

“Ekzistojnë njerëz në rajon që nuk janë të kënaqur me këto rezultate sepse një pjesë e cigareve ka shkuar nëpër Rozhajë, ka dalë edhe në Kosovë, një pjesë lidhet edhe me njerëz në veri të Kosovës”, – tha tutje ish kryeministri malazez

Abazoviq ka folur për ligjin për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Abazoviq ka thënë se këto rezultate që janë bërë deri më tani lidhur me drejtësinë në Mal të Zi, janë historike.

“Na e kena fut në burg kryetarin e Gjykatës Supreme që ka qenë aty që 14 vjet, këtë se ka prit askush, na e kena në këtë moment në burg ish drejtorin e policisë. Që në piramidë ka qenë njeriu i tretë, e kur është bërë e gjithë kjo kontrabandë e janë formuar gjithë këto narko klane ai ka qenë në krye të policisë, ka qenë me fuqi fare ndryshe, por me këtë gjyq që është në Mal të ZI, shancat me u liru janë shumë më të mëdha sesa mu denu” – tha Abazoviq.

Ai ka folur edhe për rrjetin ‘Sky’, të krijuar nga Europoli.

“Shumica e narko kartelëve ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që narko karteli në Europë ish rrit aq shumë dhe ka krijuar një jo siguri për qytetarët e BE-së, Europoli e ka hapur këtë rrjet.”

Ai ka shtuar se ka edhe njerëz nga Kosova që janë pjesë e rrjetit ‘Sky’.

“Nuk e di me numra por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigare por s’mund të flas se nga cila sferë janë ata” – tha Abazoviq.

Ai shton se rrjeti ‘sky’, i ka ndihmuar Malit të Zi, të arrijnë tek shumë persona.

“Kena marr mbi 600 mijë mesazhe vetëm në një landë dhe për këtë ka punë Prokuroria 5 vjet. Jam kryeministri i vetëm që kam kërkuar ndihmë nga Europoli, janë habitur se si unë kam kërkuar ndihmë nga ta, ata s’kanë pasur besim në institucionet e Malit të Zi”, – tha ish-kryeministri malazez.

‘Sky’ është aplikacion që është hapur nga Europoli, njësoj si rrjetet e tjera sociale, por pak më specifik, e me të cilin kanë komunikuar kartelet e drogës.

Por a i kërkoi Kosova ndihmë Malit të Zi lidhur me këtë gjë?

“Unë kam qenë i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës lidhur me këtë gjë por kjo çështje nuk është qel, ndoshta ata i kanë investigimet e veta”- thotë Abazoviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy