Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak në platformën X ka thënë se me Krasniqin ka biseduar për rëndësinë e progresit të dialogut si dhe rrugën e Kosovës për në BE.
“Pata një takim të dobishëm me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. Sot në Bruksel. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në dialog për rrugën e Kosovës për në BE”, ka thënë ai.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1724911766822424653?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724911766822424653%7Ctwgr%5E4770abd4efd6f5adbeaeac6b2ea079bd58c3156b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkrasniqi-takohet-me-lajcakun-ne-bruksel-emisari-evropian-jep-detaje-per-biseden%2F