LDK-ja akuzon Qeverinë për mungesë të zhvillimit ekonomik: Buxheti i 2024-ës s’është zhvillimor

by Nexhat

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur tryezë me temën “Projekt-buxheti i Republikës sё Kosovës pёr vitin 2024”.

Aty u tha se buxheti për vitin 2024 nuk përbën zhvillim ekonomik, ndërsa ngritjen e koeficientit të pagave nuk e konsideron rritje për shkak të inflacionit.

banner

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi, tha se ndonëse jemi në vitin e fundit të kësaj Qeverie, nuk ka pasur asnjë projekt madhor zhvillimor.

“Nëse u kthemi Ligjit të buxhetit të vitit të kaluar, mund të them se ka sjellë shumë probleme sidomos për qeverisjen lokale ku shumë komuna kanë pasur probleme t’i shpenzojnë të hyrat vetanake deri në fund. Ka pas një qasje tendencioze ndaj komunave dhe është e papranuar. Ne si GP kemi kundërshtuar këtë dhe na u ka dashtë që të përballemi me një ‘luftë parlamentare’, që këto të hyra vetanake t’u kthehen komunave”.

“Mungojnë projektet zhvillimore dhe ideja se si të qeveriset vendi. Jemi në vitin e fundit të kësaj Qeverie dhe nuk kemi asnjë projekt madhor zhvillimor, kryesisht është marrë me çështje social”, u shpreh Gashi.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se kur kanë qeverisur ata 36% e buxhetit është shpenzuar për investime kapitale. Duke komentuar rritjen e koeficientit për 5 euro, s’është reale veç mashtrim.

“Këtë buxhet duhet ta analizojmë. Masivisht ka shkuar në subvencione. Një vit normal siç kemi qenë ne, 36 për qind është shpenzuar në investime kapitale ndërsa tani kemi rritje të subvencioneve. Rritja e koeficientit prej 5 euro nga 105 në 110 euro, nuk përbën rritje reale. Vlerësimet tona janë se kjo rritje është më e vogël se sa rritja e inflacionit”, deklaroi tutje Hoti.

E deputetja Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverinë për ndarjen e mjeteve për komunat. Tha se Komuna e Shtimes ka më shumë mbështetje se sa Komuna e Prishtinës, raporton EO.

Kritika për mospërkrahje nga niveli qendror pati edhe kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ndonëse tha se ka rritje të buxhetit ka rritje edhe të varfërisë.

“Kjo tregon injorancën e dialogut me sektorin privat. AKB mendon që dy gjëra nuk janë në përputhje. Nëse e shikojmë buxhetin, atëherë e shohim se gjithçka është rritur si zhvillimi ekonomik e investimet kapitale, por nëse e shohim në stofra atëherë e shohim se është rritur varfëria”.

“Si është e mundur që kur të rritet buxheti, rritet edhe varfëria. Kosova mbetet me pagën minimale më të ulët në rajon. Sipas parashikimeve tona, mund të ikin më shumë se 105 mijë qytetarë dhe gatishmëria për ta lëshuar vendin është më shumë se sa për të qëndruar”, u shpreh Shahini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy