Malaj: Shqipëria në vitin 2024 do ta rrisë prezencën e saj në KFOR

by Nexhat

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka deklaruar se ushtria shqiptare do ta shtojë prezencën e saj në Forcat Paqëruajtëse, në KFOR.

Malaj tha se kjo do të ndodh gjatë vitit 2024.

banner

Ai theksoi se prioritet i lartë i shtetit shqiptar është Kosova.

Këto deklarime diplomati shqiptar, i ka bërë pas takimit me komandatin e KFOR-it, Ozlan Ulutas.

“Gjatë këtij takimi biseduam për situaten e sigurise në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falenderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it”, tha Malaj.

“I bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy