Manchester City mund të futet në ‘Betejën e Madhe’ pa lojtarët kyç kundër Liverpoolit

by Nexhat

Liverpool dhe Man City do të përballen në Etihad të shtunën, më 25 nëntor, në një ndeshje që do të ketë një ndikim të madh në garën për titullin.

Ende ka më shumë se një javë deri në ndeshjen, por Pep Guardiola ka arsye për t’u shqetësuar pasi lista e lëndimeve të skuadrës së tij po rritet.

banner

Kevin de Bruyne dhe Sergio Gomez janë mungesa afatgjata ndërsa nuk pritet që John Stones të shërohet në kohë për ndeshjen kundër Liverpoolit.

Mateo Kovacic, Ederson dhe Nathan Ake janë tërhequr nga skuadrat e tyre kombëtare për shkak të lëndimeve të lehta. Nuk është e qartë nëse ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen e 25 nëntorit.

Dhe, në një goditje të re për Pep, Matheus Nunes është shpallur ‘klinisht i papërshtatshëm’ për ndeshjet ndërkombëtare të ardhshme nga Portugalia.

Kështu, trajneri spanjoll mund të jetë pa gjashtë lojtarë titullarë dhe portierin kryesor për ndeshjen me Liverpoolin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy