“Njerëzit kanë humbur gjithçka”: Gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të Francës, pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve

by Nexhat

Pjesë të Francës lindore dhe veriore janë në gjendje të jashtëzakonshme, pas përmbytjeve shkatërruese që kanë shkaktuar shembjen e rrugëve, kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre të mbytura nga uji dhe kanë parë mbylljen e shkollave dhe ndërtesave publike.

Ndërsa rajoni i Pas-de-Calais, në Francën veriore, është ulur nga alarmi i kuq në portokalli, banorët e Alpeve të Haute-Savoie në Francën lindore janë mbajtur në gatishmëri të lartë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në Pas-de-Calais, më shumë shi parashikohen të enjten, qetësi të premten dhe më shumë stuhi gjatë fundjavës.

Siç raportojnë mediat, për shembull, qyteti Saint-Étienne-au-Mont në Pas-de-Calais është përmbytur që nga mbrëmja e së martës dhe rrugët janë ende të bllokuara.

https://twitter.com/DisasterTrackHQ/status/1722958724933787743?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722958724933787743%7Ctwgr%5E5be290b7cab220ef53e43b3363193adf8149d49e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnjerezit-kane-humbur-gjithcka-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-disa-pjese-te-frances-pas-reshjeve-te-dendura-dhe-permbytjeve%2F

Kryebashkiakja e qytetit fqinj të Saint-Léonard, Gwenaëlle Loire, thotë se “njerëzit kanë humbur gjithçka”, duke e përshkruar komunitetin si një “qytet fantazmë”.

Shumë njerëz atje janë detyruar të strehohen në katin e sipërm të shtëpive të tyre – dhe Loire është e shqetësuar se situata mund të përkeqësohet akoma.

“Kishte deri në 1.50 metra ujë në shtëpi, është e paprecedentë, është e padëgjuar” dhe “pasojat do të jenë shumë të ndërlikuara…”, tha ajo për AFP, duke shtuar se ajo e di se njerëzit ka të ngjarë të braktisin qytetin.

Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau, ka shpallur një fond prej rreth 80 milionë euro për të mbështetur fermerët e prekur nga stuhitë dhe përmbytjet në disa rajone.

Stuhitë Ciaran dhe Domingos kanë prekur rëndë fermerët në ato rajone, shumë prej të cilëve u janë “shkulur” serrat, ndërtesat janë përmbytur ose të mbjellat janë zhytur nën ujë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy