Pas pesë përpjekjeve, KS i OKB-së miratoi rezolutën që kërkon ndalimin e luftimeve në Gaza

by Nexhat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është përpjekur pesë herë për miratimin e një rezolute rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit – këtë herë duke bërë thirrje për pauza zgjatura humanitare dhe korridore urgjente në të gjithë Gazën.

Këshilli 15 anëtarësh, i cili ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka votuar sonte pro rezolutës.

Britania, SHBA dhe Rusia, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj rezolutës, abstenuan – ndërsa 12 anëtarët e mbetur votuan pro, raporton skynews.

Rusia nuk arriti të imponoj rezolutën e saj – “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

Ndërkohë, rezoluta e miratuar kërkon gjithashtu respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të mos privojnë civilët nga shërbimet dhe ndihmat bazike.

Megjithatë, ai nuk dënon veprimet e Hamasit – të cilat kishin qenë një pikë grindjeje mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndryshe, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se rajoni ka nevojë për 160 mijë litra karburant çdo ditë për operacione humanitare – por sot, thonë ata, kanë arritur 23 mijë litra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy