Qindra lëkundje tërmetesh në pritje të një shpërthimi vullkanik, avuj të nxehtë dalin nga rrugët e Islandës

by Merita

Gadishulli jugor i Islandës është prekur ditëve të fundit nga një sërë aktivitetesh vullkanike që kanë rezultuar në një çarje të mëdha në rrugët e një qyteti të vogël të vendit.

Mijëra tërmete kanë ndodhur në rajon në javët e fundit përgjatë një tuneli magme 9 milje të gjatë, që ndodhet shumë pranë sipërfaqes së tokës.

banner

Banorët e qytetit bregdetar të Grindavík u evakuuan për shkak të kërcënimit të një shpërthimi të mundshëm vullkanik. Ata u lejuan të ktheheshin në shtëpi të hënën, por ka një probabilitet të lartë që vullkani të shpërthejë në ditët në vijim.

“Lava po lëviz nën qytet”, mijëra tërmete “shkundin” Islandën, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Që nga ora 11:30 e mëngjesit të së martës, Zyra Meteorologjike Islandeze tha se 700 tërmete janë regjistruar që nga mesnata, më i fuqishmi me magnitudë 3.1 në Hagafell. Shifra më të larta u regjistruan edhe në ditët e mëparshme.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë avull që ngrihet nga një çarje në rrugë dhe një parking aty pranë, në kryqëzimin e rrugëve Austervegur dhe Stamphólsvegur në Grindavik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy