Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati po vazhdon punën për projekte të reja muzikore.
Edhe së fundmi autorja e “Shikimet” ka zbuluar për fansat në Instagram se është drejt finalizimit të ‘EP’-së së parë.
Por, Ronela befasoi edhe me ndryshimin e madh në dukej, në imazhet e reja që solli ajo shihet me flokë bionde të shkurtra.
Në bazë të postimit, ndryshim erdhi për shkak të projekteve të reja dhe me një ‘look’ të tillë Ronelen do ta shohim në një nga videoklipet e radhës.
Në imazhe ajo duket në formë të mahnitshme me sytjena ta bardha që i përshtati me të brendshme të poshtme, tuta sportive gri, xhaketë rozë dhe atletet
“Së shpejti, “Jeta kriminale” e para që publikohet nga EP “Bardh e zi” në fund të nëntorit Kam disa muaj që jam mbyllur në studio për t’ju sjellë këto këngë të reja se me frymëzimin kemi qenë “on top” këtë vjeshte!”, ka shkruar Ronela në njoftimin për projektin
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e saj është bashkëpunimi me Emra Brah dhe Skerdin “Kaj kaj”.