29
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 01:00 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka shtuar se rasti është duke u hetuar, dhe në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë plumbi.
“Rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Elezaj.