Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndalur Zajednicën, por e ka sjellë atë.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka thënë se një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka pasur deri më tani kur Kurti është në pushtet.
“Ai nuk e ka ndalë, ai e ka sjellë Zajednicën, ai e ka sjellë draftin, draft nuk ka pasur asnjëherë deri më tani dhe tani është vetëm në diskutim dhe një version final ne nuk e dimë se si do të duket. Po shpresoj që mund të jetë më i mirë”, ka thwnw Çitaku.
“Mirëpo në momentin kur ne do të kemi një materie, ne sigurisht që do të ndërmarrim të gjitha hapat institucional, politik dhe kushtetues”, ka potencuar ish-ambasadorja Vlora Çitaku