David Cameron, shefi i ri i diplomacisë britanike, ka premtuar sot në Kiev para presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmën ushtarak për Ukrainën.
Vizita e Cameron në Kiev është e para pasi si ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe, pasi së fundmi u emërua nga kryeministri Rishi Sunak, transmeton Telegrafi.
“Doja që kjo të jetë vizita ime e parë. Do të vazhdojmë t’ju ofrojmë mbështetje morale, diplomatike, ekonomike dhe para se gjitha ajo për të cilën keni nevojë më së shumti tani dhe vitin e ardhshëm – ndihmën ushtarake”, tha Cameron në takim me Zelensky.

E presidenti ukrainas falënderoi ministrin e Jashtëm britanik për vizitën.
“Faleminderit që keni ardhur, është shumë e rëndësishme. Bota nuk është e fokusuar në situatën në fushëbetejë në Ukrainë, për shkak të krizës në Lindjen e Mesme”, tha Zelensky
Ai theksoi se gjatë takimit me delegacionin britanik kanë diskutuar për “dërgimin e armëve, forcimin e mbrojtjes kundërajrore, mbrojtjen e infrastrukturës”.
https://twitter.com/AttentiveCEE/status/1725057688214651168?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1725057688214651168%7Ctwgr%5E997bdb25d3403001ef58d865e7ad9d822aacc7c9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdoja-qe-kjo-te-ishte-vizita-ime-e-pare-shefi-diplomacise-britanike-premton-zelenskyt-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ushtarake-per-ukrainen%2F
