Në studion e emisionit “Open” në News24 u diskutua për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me çështjen ‘Beleri’ dhe ngrirjen e negociatave për në BE nga Athina zyrtare.
Analisti dhe politologu Fitim Zekthi u shpreh se Greqia po e përdor pa të drejtë këtë veto të BE-së dhe se është një akt i pakuptimtë.
Mirëpo, ndryshe u shpreh analisti Fatos Lubonja, i cili u shpreh se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, duhet marrë si tregues i gjithçkaje që po ndodh në vend, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është një vend i së drejtës.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Zekthi: Greqia po e përdor pa të drejtë këtë veto. Është një abuzim politik. Padyshim që ka një akt të pakuptimtë për mua.
Lubonja: Shqipëria nuk është një vend i së drejtës. Është një vend ku drejtësia është e kapur dhe përdoret. Rasti i Belerit për mua është nja nga rastet e abuzimit që bën ky pushtet. Ne jemi të pazotë të ndërtojmë drejtësinë dhe kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë arbitrin dhe të na kontrollojnë në rrugën e drejtë. Ai artikulli i gazetës greke e thotë se duhet gjetur një mënyrë për ta rregulluar këtë. Sikur shteti grek ka hall të zgjedhë këtë hallin e minoritetin, ndërkohë unë shoh që evropianët që duhet të na mbrojnë ne, nuk reagojnë fare. Shoh kancelarin shqiptarë, që nuk reagon fare. Edhe për çështjen e emigrantëve, kanë hall të zgjedhin problemet e tyre. Çështja Beleri duhet marrë si tregues i gjithçkaje që ndodh në vend. Pres nga evropianët që të na ndihmojnë më seriozisht. Greqia duhet të ishte shqetësuar shumë më herët, si për vjedhjen pronave që u bëhet minoritetin. Ky lloj sistemi po na vjedh dhe ajron. Par Greqia duhet ta kishte ngrihej më herë këtë shqetësim