Hoti: Deri në fund të këtij viti kjo qeveri do të shpenzojë 8.1 miliardë euro, efektet janë të pavërejtshme

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës është duke e shqyrtuar sot Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024.

Deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo qeveri gjatë mandatit qeverisës ka në dispozicion 11.4 miliardë euro dhe se me mbarimin e këtij vitin shpenzohen 8.1 miliardë euro, por se efektet janë të pavërejtshme,

banner

“Gjatë këtij mandati qeverisës 2021-2024, në total kjo mazhorancë ka menaxhuar, me buxhetin e vitit 2024, menaxhohen 11.4 miliardë euro, pra ka pas në dispozicion për të shpenzuar. Deri më tani janë shpenzuar, pra me mbarimin e këtij viti, shpenzohen 8.1 miliardë euro dhe më duhet ta them dhe ta përsërisë që efektet konkrete janë shumë të pavërejtshme. Njëra nga arsyet që besoj se është shumë e qëndrueshme është se ka ndërru struktura e buxhetit, është përkeqësuar struktura e buxhetit”, tha Hoti.

Sipas Hotit, është përkeqësuar struktura e buxhetit. Ai ka bërë një krahasim mes vitit 2017 dhe 2022.

“Nëse e krahasoni vitit 2017 me atë të vitit 2022, investimet kapitale kanë rënë nga 36 përqind në 16 përqind të buxhetit si shpenzim real. Ndërsa subvencionet janë rri nga 23 përqind në 41 përqind të buxhetit. Kjo është arsyeja pse nuk shohim efekt real në rritjen ekonomike në vend nga ky buxhet”, ka thënë Hoti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy