Kurti në Kuvend: Kurrë më shtrenjtë s’kanë qenë armët, kurrë më shumë s’kemi blerë

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka folur për blerjet e armatimit dhe pajisjeve ushtarake gjatë mandatit të tij derisa në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet projekt-buxheti.

Kurti tha se kurrë më shumë sesa sot është bërë e vështirë blerja e armëve dhe se janë shtrenjtuar shumë.

“Tash kurrë më vështirë se sot në këtë shekull nuk ka qenë blerja e armatimit. Jo pse s’ka, por pse radha është shumë e gjatë. Dhe kurrë më shumë armatim, municion dhe pajisje nuk janë blerë se tani. Kurrë s’ka qenë më vështirë me gjet, kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më shumë s’është blerë”, tha Kurti.

Kryeministri tha gjithashtu se në qeverisjen e tij është rritur zhvillimi ekonomik dhe se gjatë kësaj qeverisje i kanë shtuar mbi 1 miliard për çdo vit dhe se tash në fund të vitit është ulur edhe inflacioni.

“Në qeverisjen tonë janë dyfishuar edhe eksportet edhe investimet e huaja. Eksportet kanë qenë të pakta, por sidomos deficit tregtar ka qenë i lartë. E kemi gjetur 1 me 9 është më mirë se 1 me 6. Ekonomisë gjatë kësaj qeverisje ia kemi shtuar mbi 1 miliard për çdo vit. “Është shumë vështirë të gjeni në histori e botë shembuj të tjerë ku bruto produkti vendor rritet për gati 50% për vetëm 4 vjet. Më tej, pagat janë rritur në sektorin publik me mbi 100 mln euro”.

Kurti tha se kanë investuar në katër fusha; mbrojtje e siguri, arsim, shëndetësi dhe bujqësi.

“Inflacioni – e vërtetë që në janar ka qenë 12%, muajin tetor ka qenë 3.3%, në muajin shtator ka qenë 4.2%. Pra, në fillim të vitit inflacioni ka qenë shumë i lartë, por tash është relativisht i ulët dhe është ndër më të ulëtit në Europën Juglindore”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy