67
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale të shkurtra me diell.
IHK njofton se në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta.
Temperaturat minimalet do të jenë nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s.